Ferizaj

Fromohet grupi punues edhe për KH “Kastrioti” – Femrat

By FerizajPress

February 02, 2018

Ferizaj… Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të klubeve sportive me qëllim riorganizimin e tyre, pasditen e sotme, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, naim Ferati, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati – Shabani dhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha (pjesë e drejtimit të klubit dikur) kanë takuar përfaqësuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – femrat.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohet klubi dhe vizioni i qeverisjes lokale për transformimin e sportit duke nisur nga riorganizimi i klubeve emblematike ferizajase deri tek mbështetja për rikthimin në elitën e sportit në nivel republikan.

Nënkryetari Ferati theksoi se kjo nismë e kryetarit Aliu, përkatësisht qeverisjes lokale është pjesë e strategjisë për masivizimin dhe avancimin e sportit në nivel lokal.

Gjatë takimit nga të pranishmit u përzgjodh grupi punues i përbërë nga 7 anëtarë të cilët do ta bartin tranzicionin e këtij klubi deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese të tyre dhe hapave që do të propozohen për riorganizimin e klubit.

Ky grup përbëhet nga:

1. Veton Hyseni; 2. Skënder Ramadani; 3. Sadri Gashi; 4. Ahmet Hyseni; 5. Lirije Muhaxheri; 6. Vlora Jashari; 7. Emine Mehmeti

Ditëve në vijim ky grup punues do t’i paraqes Komunës së Ferizajt platformën për riorganizimin e klubit si dhe strukturën drejtuese të tij që do ta implementoj këtë platformë.

Takimi i sotëm është i treti me radhë në vazhdën e takimeve me përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj.