Ferizaj

FRO-05 : Qyteti i pushtuar nga Sorrat dhe Mbeturinat

By FerizajPress

November 08, 2016

Ferizaj, 8 Nëntor 2016: Forumi i OJQ-ve FRO-05, gjatë aktiviteteve në hapësirat e qyteti ka identifikuar se në shumë hapësira të qyteti janë të pa mirëmbajtura nga kompania “Pastërtia” dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunë.

Ferizaj është pushtuar nga mbeturinat, dhe nga sorrat. Në çdo pjesë të hapësirave has në mbeturina dhe si pasojë e kësaj shportat janë të stërmbushura me mbeturina.

FRO-05 konsideron se Kompania “Pastërtia” dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë nuk është duke e menaxhuar mirë edhe njëherë neglizhenca e Komunës së Ferizajt karshi gjendjes së Lisave ne qytet dhe shportave e ku janë shpenzuar mjete për alarm kundër sorrave dhe shportave dhe sjell këtë gjendje.

FRO-05, në vazhdimësi është duke i përjetuar këto dukuri negative dhe reagojmë për mos menaxhim të mirë të Kompanisë “Pastërtia” dhe Drejtorisë së shërbimeve publike dhe emergjencë. Një gjendje e tillë krijon imazh të keq, e po ashtu paraqet edhe një ambient jo të rehatshëm për QYTETARËT.

Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ferizajt z.Muharrem Svarqa që të marrë masa ndaj kompanisë “Pastërtia” për mos përgjegjësi dhe nga drejtoria e shërbimeve publike dhe emergjencë kërkojmë që në pjesët kryesore të qytetit të mirëmbahen dhe të janë aktiv edhe alarmet të cilat i ka vendos drejtoria në fjalë.   I.BUZHALA      FRO-05, thuhet në këtë komunikatë për medie.