Lajme

Freedom House me lavdata edhe për ish-rektorin

By FerizajPress

April 13, 2016

Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Universitetin e Prishtinës ka shënuar përparim për herë të parë pas shumë vitesh. Raporti thekson se në kohën e ish-rektorit Zejnullahu ka pasur zhvillime pozitive në Universitetin e Prishtinës..

Sipas raportit, menaxhmenti në krye me rektorin Zejnullahu ka marrë masa për përmirësimin e reputacionit të UP-së dhe ngritjes së cilësisë në UP.

Në raport theksohet që në kohën e ish-rektorit Zejnullahu nuk ka pasur regjistrime të jashtëligjshme, pastaj për herë të parë është ndalur një praktikë korruptive për avancimet akademike, janë publikuar shumica e temave të doktoratës të personelit akademik. Këto veprime të ish-menaxhmentit kanë ngjallur debate të shumta publike për arsimin e lartë në Kosovë.

Raportin mund ta gjeni KËTU.