Sport

Franca s’ka plan ‘anti-Messi’

By FerizajPress

June 29, 2018

  Franca dhe Argjentina nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00, do të zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të fazës 1/8 së finales në Kupën e Botës. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka ndonjë plan për të ndalur Messin, por ka disa opsione për të kufizuar ndikimin e tij. “Nuk ka një plan anti-Messi”, ka deklaruar ai. “Por, ne kemi disa opsione për të kufizuar ndikimin e tij. Unë do të sigurohem që stafi im të jap sa më shumë që është e mundur informata për lojtarët e mi rreth lojës së tyre”, ka vazhduar Deschamps./Lajmi.net/