Franca dhe Kroacia takohen të dielën mbrëma në finalen e Kampionatit botëror 2018. Skuadra e trajnerit Didier Deschamps dhe ajo e Zlatko Dalic kanë arritur në duelin kryesor të garës së madhe në Rusi. Por, mediat evropiane kanë një favorit të qartë për trofeun e kampionit të botës, përcjell “lajmi.net”. Franca është dukshëm më e favorizuar në vlerësimet e analistëve por edhe në sondazhet nga portalet e gazetave të njohura sportive. /Lajmi.net/