Lajme

Franca e gatshme të ndihmojë për zbardhjen e rrëzimit të helikopterit

By FerizajPress

April 13, 2016

 

Kompania franceze ka njoftuar të gjitha vendet ku ka helikopterë të këtij lloji të ndërpresin fluturimet deri sa të dalë shkaku i vërtetë i aksidentit Franca ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbështetur autoritetet shqiptarë për zbardhjen e rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës. Ambasadori i Francës në Shqipëria Bernard Fitoussi ka deklaruar se “Jemi të gatshëm të ndihmojnë, por është çështje që i takon prokurorisë” Ndërkohë një ditë më parë firma prodhuese e helikopterit Eurokopter ka ndërprere prodhimin e tij. Kompania ka njoftuar të gjitha vendet ku ka helikopterë të këtij lloji të ndërpresin fluturimet deri sa të dalë shkaku i vërtetë i aksidentit Helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare u rrëzua mesditën e 6 prillit në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur. oranews