Lajme

Fraksioni+ i bashkohet PDK-së

By FerizajPress

May 10, 2016

Anëtarët e Fraksionit+: Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ata janë prezantuar sot si anëtarë të PDK-së gjatë një konference për medie në të cilën ka qenë prezent edhe kryetari Kadri Veseli. Me ketë rast, Veseli u ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të PDK-së, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë edhe prurje të reja në këtë parti. Kurse Ajnishahe Halimi ka deklaruar se ky bashkim është bërë për shkak së PDK-ja është parti shtetndertuese dhe pjesë e proceseve të rëndësishme. Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu më herët kanë qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!