Me mbështetje dhe financim nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut dhe Komunës së Ferizajt, Foundation Kosovo-Luxemburg është duke zbatuar projektin e quajtur “Gjenerimi i të Ardhurave”, i cili ka për qëllim bashkëfinancimin e bizneseve të vogla (fillestare dhe ekzistuese) në Komunn e Ferizajt
Foundation Kosovo- Luxembourg fton të interesuarit rreth projektit “Përkrahje për bizneset fillestare dhe ekzistuese” nga komuna e Ferizajt të marrin pjesë në sesionet informuese në lidhje me këtë projekt. Më shumë informata në posterin e mëposhtëm:
Foundation Kosovo- Luxembourg dhe komuna e Ferizajt ditë më parëkanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e 70 bizneseve fillestare dhe ekzistuese
FKL dhe komuna e Ferizajt nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe ekzistuese. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i bizneseve locale dhe krijimi i vendeve te reja të punës për qytetarët e Ferizajt. Krahas mbështetjes me pajisje dhe mjete pune, bizneset e Ferizajt do të përkrahen edhe me trajnime për ngritje të kapaciteteve si dhe asistencë teknike. Projekti do të financohet bashkarisht nga Foundation Kosovo- Luxembourg (51%) dhe Komuna e Ferizajt (49%). Kohëzgjatja e implementimit të projektit do të jetë 18 muaj (Qershor 2019- Dhjetor 2020). Përparësi do të kenë të rinjtë, gratë si dhe aplikantët nga grupet e margjinalizuara. Thirrja për aplikim, kriteret dhe udhëzuesi per aplikim do të bëhen publike së shpejti.