Fotografi Srdjan Veljoviq thotë se ai po përpiqet të tregojë një histori personale për realitetin e përmbysur të Serbisë së viteve 1990 me përzgjedhjen e fotografive që ai zgjodhi për ekspozitën e tij për dekadën, e cila hapet të enjten në Qendrën Kulturore Beograd.
Veljoviq tha për BIRN se ai i përket brezit që ishte në fillim të të njëzetave në fillim të dekadës që ai dokumenton.
“Ato ishin vitet më të mira të jetës time. Për shkak të rrethanave, fotografova shumë jetën që po ndodhte përreth meje pa ndonjë qëllim të veçantë,” thotë ai.
Vitet 1990, të para përmes lentës, ishin një dekadë shumë pjellore në Serbi, të paktën për një fotograf.
“Të gjitha këto lloj çrregullimesh – një hap larg nga ajo që njihet si normale – të ofrojnë mundësi. Ke një pasuri të madhe nga kjo situatë shumë e çuditshme,” shpjegon Veljoviq.
Ai thotë se në atë kohë, ai e shikonte si normale situatën, por tani është e qartë se realiteti ishte shtrembëruar krejtësisht.
Ekspozita, sugjeron ai, është për dëshirën dhe përpjekjen për të krijuar një hapësirë normaliteti dhe lirie në një vend të trazuar nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit dhe Partisë së tij Socialiste të Serbisë.
Nën sundimin e Millosheviçit, kishte luftëra në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ajo dekadë është pranë kohës që NATO nisi bombardimet në Jugosllavi.
Letnja Industrija, një festë jashtë Qendrës Sava në vitin 1998 ose 1999. Foto: Srdjan Veljoviq.
Millosheviçi dha dorëheqjen pas demonstratave masive në vitin 2000 dhe më pas u arrestua dhe ekstradua në Gjykatën e OKB-së në Hagë për të dalë në gjyq për krime lufte.
Veljoviç tha se ai iu rikthye arkivave të tij dhe u përpoq të gjente një histori që do t’i jepte kujtim përzgjedhjes së tij, ndërsa do t’i referohej gjithashtu rrethanave më të gjëra sociale.
“Shumë shpesh gjithçka është për veprime të vogla subversive,” shpjegon ai.
Ai thotë se edhe pse fotografitë në ekspozitë janë shumë të ndryshme, dy nga temat e tij kryesore janë Ushtria Popullore Jugosllave në fillim të dekadës dhe bombardimi i NATO-s në vitin 1999.
“Midis këtyre dy pikave, kam situata të ndryshme në lidhje me të qenit i shoqërueshëm dhe subjektivitetin, fillimisht është skena tekno serbe e viteve 1990 dhe kam disa situata në lidhje me muzikën turbo-folk,” shpjegon ai.
Tekno dhe turbo-folku (një version pop i muzikës tradicionale ballkanase) shiheshin si polet e kundërta të spektrit kulturor dhe politik midis të rinjve në vitet 1990 në Serbi.
Ushtarë të Armatës Popullore Jugosllave në Divulje, Split në vitin 1988. Foto: Srdjan Veljoviq.
Pamjet e Veljoviçit të një klubi nate pluskues në lumin Sava dhe nga një festim tradicional folk në kështjellën Kalemegdan të Beogradit janë fotografi të lumtura, pavarësisht klimës politike në atë kohë, thotë ai, “sepse ky lloj aktiviteti ishte shumë i rëndësishëm që njerëzit të mbijetonin një tjetër pjese jete që ishte shumë e komplikuar”.
Në atë kohë, ai nuk punonte për para, vetëm për vete, dhe i vetmi telash me të cilin ai është përballur ndonjëherë ishte kur fotografoi një urë matanë Danubit në Novi Sad e cila ishte bombarduar nga NATO në vitin 1999.
Kulla USCE në Beograd në shtator 1999, disa muaj pasi u bombardua nga NATO. Foto: Srdjan Veljoviq.
“Pas kësaj, na ndaluan dhe na morën në pyetje, sepse ishte e ndaluar të bëheshin foto,” risjell në mendje ai.
Edhe ose ishte një kohë shumë e hidhur, ai thotë se u përpoq të shikonte anën e saj më të shndritshme në ekspozitë.
“Rastësisht, disa nga emocionet e mia personale nga ajo kohë janë të bukura, sepse në atë kohë më ndodhën gjëra të bukura,” shpjegon ai.
Pavarësisht problemeve të tyre, jeta sociale e njerëzve në vitet 1990 në Serbi ishte më e pasur, para se zhvendosej në sferën virtuale, shprehet ai.
“Atëherë njerëzit jetonin më shumë në një mënyrë më sociale,” kujton ai. /Kallxo.com