Kultura-Arti

Fotinia tregon të kaluarën: Ja në çfarë situate u përfshiva kur isha jashtë Big Brother!

By FerizajPress

April 13, 2017

Fotinia i thotë Danjelit e Keit se nuk do që ta shprehë në Big Brother, por në fund e thotë që një javë para se të hynte në shtëpi, kishte bërë një sherr të madh në qendër të Tiranës

“Për çfarë u zutë?”, pyet Kei plot kureshtje.

“Kot! Janë ato femrat si puna e Fiorit. Unë isha shumë e qetë deri në momentin e fundit. U acarova se i thoja hajde të flasim, por ajo bënte ca veprime duke më prekur me duar e kështu gjërash”, thotë ajo.

Diskutimi i kësaj teme nuk i pëlqen Danjelit, që e bën të ndryshojë bisedë, ndërsa Fotinia i premton se do t’ja thotë jashtë se çfarë ka ndodhur.Ndërkohë, Danjeli me Kein mendojnë se loja brenda shtëpisë është shumë e fortë. Kei thotë se po e kaluan sfidën Big Brother, janë njerëz të fortë.