Ferizaj

Foshnja e parë në vitin 2021 është vajzë, u lind në 00:01

By FerizajPress

January 01, 2021

Saktësisht në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së, ka lindur foshnja e parë për vitin 2021.

Foshnja e parë për vitin 2021 është vajzë.

Nëna është nga Ferizaj dhe ky është fëmija i parë i saj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.