Ferizaj

Forumi rinor i LDK-së në Ferizaj: Heshtja e Agimit i kushtoi qytetarëve rreth 70 mijë euro!

By FerizajPress

November 01, 2017

Forumi rinor i LDK-së në Ferizaj përmes një komunikate ka akuzuar kryetarin e PDK-së në Ferizaj,njëherit kandidat për kryetar të Ferizajt  dhe  deputet në Parlamentin e Kosovës se gjatë mandatit të kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës nuk ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Ferizajt. Komunikatën e plotë të Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

Heshtja e Agimit i kushtoi qytetarëve rreth 70 mijë euro!

Deputeti nga radhët e PDK-së Agim Aliu u pagua për heshtjen e tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës me një shumë marramendëse. Besimi që qytetarët ja dhanë Agimit i kushtoi xhepit të qytetarëve rreth 70 mijë euro. Gjatë këtyre viteve, 15 mijë votuesit e tij u shpërblyen me mos përfaqësim.

Ky i fundit as edhe njëherë nuk mori guximin të përfaqësoj interesat e qytetarëve, as edhe atëherë kur në pyetje ishte Spitali Rajonal i Ferizajt, madje duke mos e nënshkruar as kërkesen e deputetëve të Ferizajt për këtë projekt madhor e shumë të rëndësishëm. Si mund t’i jep zë fitores, ai i cili la pa zë 15 mijë votuesit e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës?!