Ferizaj

Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj kundër Svarqës dhe Avonetit

By FerizajPress

May 19, 2016

Forumi Organizatave Rinore Ferizaj përmes një komunikate të lëshuar për media të Enjten reagon kundër Kryetarit të Komunës së Ferizajt dhe Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” duke thumbuar kështu Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa dhe Koordinatorin e Rrjetit “Avonet” z. Kenan Gashi dhe duke i dalë në krah studentëve ferizajas.

Kryetari i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj z. Milaim Nuhiu në këtë komunikatë shprehet: “Protesta e organizuar nga organizata studentore “Demokracia Studentore” ishte plotësisht e drejtë dhe kishte interes studentor, ndërsa Kryetari i Komunës z. Muharrem Svarqa me vendimin e tij që hapësira përballë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të vendosen varrezat e qytetit po tenton ta izolojë këtë Universitet me varreza që nuk ka asnjë logjikë që studentët dhe nxënësit të shohin për çdo ditë varreza apo edhe organizime mortore. “

“Gjithashtu, Kryetari i Komunës z. Svarqa ka politizuar Organizata të Shoqërisë Civile siç është rasti i KVRL-F-së që ka 9 muaj që nuk është funksionale kjo strukturë rinore duke manipuluar kështu me këtë strukturë, ngase janë nën diktatin e tij, madje edhe reagimi i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” tregon fjalën e popullit “I djeg atij që e ka mizën nën kapuç”, duke rikujtuar z.Kenan Gashit se edhe ju jeni të përzier në këtë rreth. Madje, i’u drejtohem z. Kenan Gashit të shpjegoj para opinionit se sa organizata janë në Rrjetin e OJQ-ve “Avonet” dhe sa njerëz janë aty dhe do ta shohim se numri i njerëzve është shumë i paktë kënddrejtë organizatave brenda këtij rrjeti. Pse “Avonet” nuk është tash e disa vite më përfaqësues i projektit “Ta pastrojmë Kosovën” për Ferizaj, dhe pse organizatave brenda Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” i’u janë bllokuar xhirollogaritë bankare? Ndoshta z. Gashi mund të ketë justifikime, por gjithashtu le të tregojë realitetin pse gjatë ditës qëndron me njerëz të subjektit politik LDK dhe gjatë natës me ata të subjektit tjetër PDK. Z. Gashi keni përgjigje?” pyet  Nuhiu

“Forumi i Organizata Rinore Ferizaj i’u bënë thirrje edhe “Avonet” por edhe të gjitha organizatave tjera të shoqërisë civile që të ndjekin rrugën për çfarë kanë edhe qëllimin dhe jo të jenë vegël e partive politike të cilat kanë pushtetin dhe sa herë që vie njëra parti apo tjetra në pushtet të bëjnë atë që urdhëron ai subjekt politik.” thotë  Nuhiu