Gajtë ditës së djeshme (29 janar 2022) në prani të delegatëve është mbajtur kuvendi për formimin e degës së VI-të të Ferizajt, i Shoqatës së Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës / Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – “ELITA: ( SHPTMK/FSK &S – “ELITA”)
Kuvendi ka vazhduar punimet sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të SHPTMK / FSK &S – “ELITA”
Agjenda kryesore e kuvendit ishte themelimi i Degës së VI-të të Ferizajt ( ku kjo degë përfshinë komunën e Ferizajt, Lipjanit, Shtimes, Kaçanikun, Shtërpcën dhe Komunën e Hanit të Elezit).
Nga ky kuvend sipas strukturës së degës u zgjodhen:
1. Kryetar – Imri Azemi
2. Nënkryetar – Elmi Hoxha
3. Nënkryetar – Naim Imeri
4. Sekretar – Feim Qorrolli
5. Përgjegjësi për Logjistikë dhe Financa – Visar Islami
Vlen të theksohet se më dt. 18 dhjetor të vitit 2021, Shoqata e Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës / Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – “ELITA”, ka mbajtur kuvendin në nivel qendrorë ku edhe i ka zgjedhur organet udhëheqëse , kryetar është zgjedhur Gjeneralbrigade në pension Bajram Bekteshi.
Selia qendrore e shoqatës është në Prizren, dhe përveç regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme , posedon aktin themelues, certifikatën e regjistrimit, strukturën organizative, statutin e shoqatës dhe të gjitha rregulloret për punën e kuvendit, bordit të shoqatës dhe mbarëvajtjet e saj.
SHPTMK/FSK & S – “ELITA” përveç selisë qendrore në Prizren, shtrirjen do ta ketë edhe në 7 (shtatë) regjione – degë. (Skenderaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan).
Qëllimi i organizatës është që:
Të bashkoj dhe ofroj pensionistët e TMK / FSK-së dhe simpatizantët e tyre, rreth interesave e synimeve të përbashkëta.
Ruaj, freskoj dhe zhvilloj njohuritë e fituara, dersa ishin në shërbim aktiv në strukturat e organizuara të sigurisë, me njohuritë e reja.
Të ndërtoj, ngrit dhe forcoj gatishmërinë për ti dalë në ndihmë institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës në rast të kërcënimeve, rreziqeve dhe situatave tjera emergjente për vendin dhe shoqërinë,
Kryen edhe funksione tjera sipas nevojës, në suaza të fushëveprimit të saj.