Ferizaj

Formohet Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport

By FerizajPress

May 11, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme ka mbajtur një takim me anëtarë të Kuvendit Komunal si dhe përfaqësues të komunitetit të kulturës, arsimit dhe sportit me ç ‘rast është formuar Komiteti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë përbërje: 1. Flora Sejdiu – Abdullahu – Kryesuese; 2. Milaim Kastrati – Anëtar; 3. Ramadan Baliu – Anëtar; 4. Enver Bajrami – Anëtar; 5. Muhamet Halili – Anëtar. Ky komitet është joobligativ dhe formohet si trupë e Kuvendit të Komunës me qëllim harmonizimin dhe zbatimin e politikave lokale në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit.