Ferizaj

Formohet Këshilli Profesional Shëndetësor, synohet përmirësimi i gjendjes në shëndetësi

By FerizajPress

March 29, 2018

 

Ferizaj.29.03.2018. Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka formuar Këshill Profesional Shëndetësor të përbërë prej 15 profesionistëve të kësaj fushe.

Ky Këshill përbëhet nga:

1. Dr.Agim Bytyqi 2. Dr.Safet Beqiri 3. Dr.Xheladin Reçica 4. Dr.Drita Lumi-Demiri 5. Dr.Abaz Beqa 6. Dr.Shyqeri Hyseni 7. Dr.Sylejman Topalli 8. Dr.Ramadan Qerkini 9. Dr.Sylejman Metushi 10. Dr.Mufail Hasani 11. Dr.Fatbardh Ramadani 12. Tevide Imeri 13. Dr.Ylber Murati 14. Dr.Afrim Rexhepi 15. Dr.Afrim Abazi.

Me këtë rast, drejtori i DShMS, Besnik Berisha, është shprehur “Ky këshill do të punoj pa petkun politik, ndërsa detyra e parë që do ta bëjnë është analiza e gjendjes së shëndetësisë në komunën tonë. Ne do të mbajmë takime të rregullta mujore, ashtu jemi dakorduar dhe do t’i caktojmë pikat për të cilat do të nxjerrim rekomandime. Pra, është një këshill i pavarur, ndërsa do të jap rekomandime për drejtorinë tonë dhe ne së bashku me kryetarin do të marrim hapat e domosdoshëm për t’i realizuar ato rekomandime. Nuk është këshill që do të shërbej veç për mjekësinë familjare, por edhe atë sekondare. Këshilli nuk kërkon kurrfarë kompensimi, por thjesht janë njerëz që dëshirojnë të kontribuojnë për këtë qytet”, tha Berisha.

Angazhimi në këtë këshill është vullnetar, pa kompensim dhe është i hapur edhe për profesionistë të tjerë të fushës së shëndetësisë.