Ferizaj

FORF reagon kundër rritjes së çmimeve në kafenetë e qytetit

By FerizajPress

July 07, 2016

Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj përmes një komunikate të lëshuar për media të Enjtën ka reaguar për rritjen e çmimeve nga disa prej kafiterive në qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj, z. Milaim Nuhiu shprehet: “Rritja e çmimeve në kafiteritë e Ferizajt përreth 40% është shumë e rëndë për banorët e Ferizajt e sidomos për të rinjtë ferizajas, ku një numër i madh i të rinjve janë studentë dhe e dimë që  gjendja financiar e tyre është e dobët. Këto ngritje bëjnë që qyteti i Ferizajt të krahasohet me qytetet bregdetare në Shqipëri apo ndoshta edhe më gjerë, andaj një rritje e tillë e çmimeve është e papranueshme për ne. Andaj, edhe kërkojmë që çmimet të rikthehen ashtu siç edhe ishin deri para dy ditësh.”