Ngritja e çmimeve të kafeve në qytetin e Ferizajt nuk ishte mirëpritur nga të rinjtë ferizajas, dhe për këtë kishte reaguar edhe Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj. Qmimet që nga 22 Korriku çmimet janë rikthyer ashtu siç ishin më herët.
Drejtori Ekzekutiv i “Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj” Milaim Nuhiu thotë: “Të rinjtë e qytetit tonë nuk e patën mirëpritur ngritjen e kafeve, andaj reagimi ynë ishte konform interesave dhe kërkesave të të rinjve. Rikthimi i çmimeve të mëparshme që është bërë nga sot është tani mirëpritur nga të rinjtë, pasi që kërkesa e tyre është aprovuar.”
“Njëkohësisht, falenderojmë të gjithë pronarët e kafeneve në Ferizaj për këtë vendim që kanë marrë, ngase kjo është në favor të të rinjve, duke pasur parasysh gjendjen financiare të të rinjve” shprehet Nuhiu