Lajme

Forcat irakiane afër marrjes së xhamisë ku ISIS’i kishte shpallur kalifatin

By FerizajPress

March 19, 2017

Iraku nisi operacionin më 19 shkurt dhe rimori Mosulin perëndimor, dhe bastioni i fundit i grupit mbeti Qyteti i Vjetër.

“Forcat tona janë 800 metra larg xhamisë”, tha kapiteni Firas al-ZuWaidi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai iu referua xhamisë ‘Al-Nuri’, në të cilën lideri i ISIS’it Abu Bakr al-Baghdadi deklaroi Kalifatin në korrikun e vitit 2014.