Ferizaj

FOPOR sesion informues për “Garën për Biznes Plane – të Gjelbëra dhe Inovative – 2016”

By FerizajPress

April 22, 2016

Ferizaj- Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) ka organizuar sesionin informues lidhur me thirrjen e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) për aplikim në “Garën për Biznes Plane – të Gjelbra dhe Inovative-2016”,  projekt ky i cili synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit. Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend. Pjesëmarrësit në këtë sesion patën mundësinë të informohen për mënyrën e aplikimit, fazat e përzgjedhjes, koncept-idetë për biznese të ndryshme me impakt pozitiv në mjedis etj.