Me mbështetjen e Ipeshkvisë së Kosovës dhe komunës së Ferizajt, Fondacioni “Drita” ka organizuar sonte një darkë bamirësie në shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Fondacioni “Drita “ në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kosovës dhe komunën e Ferizajt ka organizuar sonte një darkë bamirësie në shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e Katedrales “Nënë Tereza” e në veçanti bizneset ferizajase dhe institucionet lokale. Përfaqësuesi i këtij fondacioni, Petrit Hasani, ka thënë se ky takim me moton ”Miqtë e katedrales për Katedralen”, po synon që t’i falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar ngritjen e këtij objekti me rëndësi fetare e kulturore. Ndryshe, Katedralja, si objekt është kontribut i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, ka thënë drejtuesi i këtij fondacioni, Petrit Hasani.