Sot, Fondacioni CREATE organizoj ceremoninë përmbyllëse për projektin “Ngritja e Punësimit” për të rinjët Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Ky projekt nëntë (9) mujor është financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, përmes programit Ngritja e Punësimit për të Rinjët, e implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në partneritet me Management Development Associates.
Zëvendës Ministri për punë dhe mirëqenie sociale, zyrtar të lartë të HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates, zyrtarë komunal dhe përfitues ishin pjesëmarrës në ceremoni. Ky projekt ka mundësuar krijimin e nëntë (9) vendeve të reja të punës për të rinjtë nga komunitetet RAE. Gjithashtu, 28 të rinj RAE ishin të inkuadruar në programin e aftësimit profesional, mundësuar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe 56 të rinj RAE ishin inkuadruar në praktikë pune në bizneset private. Në vazhdimësi, projekti ka bërë të mundur zhvillimin e aftësive të buta, për 126 të rinj RAE në lidhje me përgatitjen e Rezymeve për Punësim dhe kërkim/aplikim për punë. Projekti gjithashtu ka organizuar disa vizita (B2B – Biznes në Biznes) në mes të ndërmarrësve të rinj RAE dhe atyre Shqiptar për të stimuluar bashkëpunimin në biznes.
Për fund projekti ka mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve RAE në panairet e punës të organizuara në Kosovë.