Ferizaj

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, shpërndanë pako ushqimore për 1000 familje në Ferizaj (Foto)

By FerizajPress

July 04, 2016

Fondacioni i cili mbanë emrin e biznesmenit të njohur dhe liderit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndihmuar edhe në  Ferizaj  1000 familje me pako ushqimore.

Në këtë aksion të shpërndarjes së ndihmave  ka ndihmuar në organizim edhe këngëtari ferizajas Labinot Tahiri, i cili  është kujdesur që ky aksion të shkoi sa më mirë.

“Aksioni pothuajse ka qenë i kryer por kam marrë aksionin  së bashku me  Behgjet Pacollin dhe kemi organizuar Brenda 24 orëve që edhe Ferizaj të mos mbetet pa marrë ndihma. Janë këto pako me gjëra ushqimore  ku vlera e përgjithshme e kësaj ndihmë  është 15 mijë euro” tha Labinot Tahiri.

Për këtë shpërndarje nuk ka pasur ndonjë përzgjedhje por  ndihmat janë dhënë për të gjithë ata që  janë lajmëruar dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Për këtë edhe qytetarët ishin shumë falënderues,ku siç thane,  do tu lehtësoi sadopak që këtë festë ta kalojnë më mirë.