Organizata e Personave me Distrofi Muskulare në Ferizaj OPDMF është duke inplementuar projektin “Fokusimi në aftësitë, rritja e punësimit tek personat me aftësi të kufizuara” projekt ky i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, dhe implementuar nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare në Ferizaj OPDMF në bashkëpunim me HandiKos-in Organizata e personave me distrofi muskulare OPDMF është themeluar me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të personave me distrofi muskulare, përfshirjes sociale dhe edukim, aftësim profesional dhe punësim, vetëdijësimin e shoqërisë mbi të drejtat e njeriut etj. Qëllimi kryesor i këtijë projekti është : Hulumtimi dhe Identifikimi i institucioneve, kompanive publike, private të obliguara nga legjislacioni i aplikueshëm për të punësuar persona me aftësi të kufizuar në Komunën e Ferizajt. E drejta për punësim dhe ushtrim të profesionit është njëra prejt të drejtave themelore te njeriut, të cilën e garantojnë edhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kushtetuta dhe ligjet, garantojnë barazi dhe mos-diskriminim të personave me aftësi të kufizuara në punësim dhe ushtrim të profesionit. LIGJI NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR.05/L -078 Ky ligj është miratuar më 18 dhjetor 2008, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 05/L-078 më 5 gusht 2016. Ky ligj ka për qëllim përkrahjen ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore. Ndërsa, fushëveprimi i tij është rregullimi dhe përcaktimi i të drejtave, kushtet, mënyrat e aftësim, riaftësim profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara, për integrimin e tyre në tregun e hapur të punës sipas kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm. Neni 12: PARAGRAFI 2:Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor Ligji parasheh edhe Gjobat /obligimet nëse nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuara: Punëdhënësi i cili nuk e përmbushë obligimin për punësim sipas nenit 12 (1 dhe 2), obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguaj në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale. RRETH PROJEKTIT Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti është realizuarnjëhulumtim me një numër të konsiderushëm të kompanive publike dhe private për të parë nëse kanë të punësuar persona me aftësi të kufizuara, duke marrë parasysh qëligji për aftësim,riaftësim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuar obligon që çdo i 50-i punëtor të jetë me aftësi të kufizuara. Në këtë hulumtim mori pjesë grupi avokues për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, i themeluar nga komiteti komunal i personave me aftësi të kufizuara, që përbëhet nga Fadil Halili; Nexhat Hasani; Arbenita Topalli dhe Sylejman Neziri. Në hulumtim janë anagzhuar edhe dy studente: Venera Aliu dhe Arbenita Shabani. Fillimisht është përgatitur pyetësori që përmbante pyetje për numrin e punëtorëve, pyetje për njohurit mbi ligjet deri te pyetjet teknike për qasjen fizike në objektet e tyre. Nga lista e bizneseve Ferizajase të siguruar nga Komiteti Komunal, pjesë e hulumtimit kanë qenë bizneset aktive me më shumë se 30 të punësuar. Nënjë periudhëkohore Korrik- Tetor, u realizuan intervista me 55 biznese prej të cilave 13 kompani dhe institucione publike dhe 42 kompani private. Rezultatet më domethënëse kemi listuar si më poshtë: Fig.1 Nga trembëdhjetë kompanitë publike dhe institucionet e intervistuara në komunën e Ferizajt, pas analizimit të rezultateve doli që 23% prej tyre respektojnë plotësisht ligjin, 23% pjesërisht e respektojnë ligjin, ndërsa 31% prej tyre aspak nuk e plotësojnë ligjin. Nga kompanitë publike të intervistuara, 23% prej tyre kanë më pak se 50 të punësuar prandaj për këtë kategori nuk vlenë ligjini ne fjalë.
Fig.2
Prej dyzetë e dy (42) kompanive private të komunës së Ferizajt të përfshira në hulumtim, 31 % prej tyre respektojnë ligjin plotësisht, 7% prej tyre respektojnë ligjin pjesërisht dhe 19% e tyre nuk e respektojnë aspak ligjin, pra nuk e kanë të punësuar asnjë person me aftësi të kufizuar. 43% e kompanive private të intervistuara kanë më pak se 50 të punësuar, prandaj këto kompani nuk obligohen nga ky ligj. Këto rezultate na tregojnë se të dy sektorët nuk qëndrojnë mirë sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Ne kërkojmë nga institucionet relevante që të marrin masa në respektimin e ligjit nga vetë ata fillimishtë dhe njëherit të mbështesin sektorin privat në përmbushjen e ligjit me qëllim krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse me respektim të plotë tëtë drejtave të personave meaftësi të kufizuara. (Të gjeturat e plota, mund t’i gjeni në raportin “Fokusimi në aftësitë, rritja e punësimit tek personat me aftësi të kufizuara”) REKOMANDIMET: • Komunat të zbatojnë obligimin ligjor për të punësuar persona me aftësi të kufizuar, duke përfshirë edhe ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet ku komunat janë aksionare. • Komunat edhe kompanitë private të cilat marrin kontrata përmes prokurimit publik, varësisht nga vlera e kontratës, të punësojnë një apo më shumë persona me aftësi të kufizuara në zbatimin e kontratave. • Subvencionimin/stimulimin e bizneseve të vogla vetëpunësuese për personat me aftësi të kufizuara • Të caktohen parkingje të shenjëzuara në qendër të qytetit dhe para secilit institucion i cili punon me palë, po ashtu të inspektohet nëse po keqpërdoren këto vend parkingje nga persona të cilët nuk i përkasin aftësisë së kufizuar. • Qendra për aftësim profesional, të ofroj drejtime/trajnime të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara dhe të kërkuara në tregun e punës.