Ferizaj

Florim Bajrami emërohet Nënkryetar i Komunës për komunitete në Ferizaj

By FerizajPress

August 20, 2018

Ferizaj.20.08.2018. Florim Bajrami sot ka pranuar vendimin e emërimit nënryetar i Komunës së Ferizajt për Komunitete. Kryetarja e Asamblesë Komunale në Ferizaj, Kristina Gashi-Bytyqi, në prani të zëvendës Ministrit Qazim Rrahmani i ka dorëzuar vendimin e emërimit nënkryetar i Komunës së Ferizajt për komunitete Florim Bajramit. Me këtë rast kryetari i PAI-së ,dega në Ferizaj ka falënderuar të gjithë asamblistët e Ferizajt për besimin e dhënë Florim Bajramit. “Ne falënderojmë kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu dhe të gjithë asamblistët e Kuvendit të Ferizajt, që mirëkuptuan, i besuan dhe votuan për z. Mr Florim Bajrami, që të gëzoj këtë pozitë në të mirën dhe promovimin e komuniteteve në Ferizaj. Ndryshe Florim Bajrami vie nga subjekti politik i PAI-së dega në Ferizaj.