Ferizaj

Florian Marku nokauton rumunin Vranceanu në Ferizaj

By FerizajPress

October 05, 2018

Florian Marku fitoi ndeshjen e tij ndaj kundërshtarit rumun Ioan Vranceanu në Mixed Martial Arts (MMA), përballje e zhvilluar të premten në mbrëmje në Ferizaj.

Marku e hodhi “knock-out” në raundin e dytë rumunin, transmeton TCH.

Luftëtari i arteve marciale ishte dominues edhe në raundin e parë ku grushtoi shumë mbi rumunin.Në raundin e dytë ai tregoi që është i pamposhtur në MMA.

Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se ëndrra e tij është të arrijë në UFC.

“Qëllimi është që të arrijë në UFC. Shumë persona kanë ëndërruar që të jenë atje, por unë do të jem atje”.

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Jam stërvitur në Suedi me Ilir Latifin dhe dua ta falënderoj”, deklaroi Marku.