Ferizaj

Fillon ndërtimi i ujësjellësit në Bibaj të Ferizajt

By FerizajPress

August 15, 2016

Problemi i ujit të pijes dhe  ndërtimi i ujësjellësit  ishte problem i kahershëm i banorëve të fshatrave Bibaj dhe Fshat i Vjetër të Ferizajt.

Sot në këto dy fshatra ka filluar  vendosja e gypave të ujësjellësit dhe  ka ngjallë shpresat se shumë shpejt në   këto dy fshatra do të zgjidhet problem i ujit të pijshëm.

Këtë e ka përshëndetur edhe kryetari i fshatit Bibaj,  Faton Haxhisalihu, i cili ka falënderuar qeverinë komunale për këtë projekt.

“Filloj rrjeti i ujit të pijshëm për fshatin ,Bibaj po ashtu edhe për Fshatin e Vjetër,kuptohet edhe për kompaninë  “Rahovica” mirëseardhje dhe punë të mbarë Falënderimi më i madh shkon për kryetarin e komunës Z.Muharrem Svarqa i cili e bëri të mundshme edhe ne të jemi pjes e qytetit Faleminderit!” ka thënë   Faton Haxhisalihu, kryetar i fshatit Bibaj