Për Panoramën ajo tha:
“Hetuesit ta shikojnë mirë se nga ka shkuar çupa. Pyesni nënën, se ajo me siguri e di se ku e ka çuar dhe për çfarë arsyeje e ka çuar”.
Sipas Adile Hoxhës, Selvija e ka sajuar këtë histori, por ajo nuk arrin ta kuptojë arsyen, pasi i vëllai nuk ka para që t’ia marrin.
“Zoti e di çfarë i pjell mendja asaj, por ajo babanë ta bënte burrë. Nuk e di pse. Se të thuash që donte t’i merrte pasurinë vëllait, ai s’ka, është i këputur fare. Ajo duhej të shikonte ku flinte çupa, ku hante, ku pinte, si vishej. Ajo vetë e vishte me taka të larta e i blinte tualete që pesë vjeç të bijës. Kjo nuk është model nëne. Ne e kemi pasur vëllanë të varfër, por jo imoral”, ka thënë Adilja. /Lajmi.net/