Flet babai i Flamur Sulës që u dogj në Shënkoll: Djali im u vra në burg!

By FerizajPress

August 01, 2016

“Ma morën të gjallë e ma sollën të vdekur” ka thënë babai i tij për Oranews, një ditë pasi përcolli në banesën e fundit të birin.

“Djali im nuk vuante nga çrregullime mendore. Djali im është vrarë qëllimisht” ka thënë i ati i të burgosurit të Shënkollit duke konfirmuar variantin që treguan të dënuarit e tjerë.

Variant i vrasjes përputhet me deklaratën e Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, që tha se bombula e gazit ishte e paprekur në qeli dhe nuk kishte asnjë shenjë që ajo kishte shpërthyer.

Versioni i vrasjes në burg mohohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë që theksojnë se ngjarja ishte aksidentale ose i burgosuri mund të ketë vrarë veten.

.