Flamur Sula, i burgosuri që humbi jetën në burgun e Shënkollit

By FerizajPress

July 30, 2016

Në moment kanë ndërhyrë forcat e policisë për nxjerjen e të paraburgosurve. Sipas këtij institucioni, nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i cili është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës.

Flamur Sula është i denuar me 10 vjet në shkallën e parë për tentativë vrasje, shkruan Top Channel.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Gjithashtu po kryhen hetime nga Prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambientet e burgut, duke futur të paraburgosurit nëpër dhoma.

.