Sport

Fjolla Rushiti, notarja nga Ferizaj që premton

By FerizajPress

December 30, 2019

Në garën e notit “Kupa e Kosovës” e cila u mbajt ditë më parë në pishinën “ZENIT”- Prishtinë, KN “Kastrioti” edhe pse me ekip të riorganizuar, rrëmbeu 11 medale dhe kështu tregoi se me punë arrihen rezultatet.

Befasia e kësaj gare ishte Fjolla Rushiti e cila për 4 muaj stërvitje arriti t’i rrëmbej 3 medalje dhe ajo kulmorja e saj ishte se edhe në kategorinë absolute u stolis me medaljen e bronztë.

Ekipi i vajzave të prirë nga Fjolla Rushiti, Elda Idrizi dhe Alba Bytyqi shkëlqyen në garën e kupës, sikurse edhe ekipi i meshkujve të prirë nga Edi Ilazi, Argin Idrizi, Edonis Delolli dhe Eris Ahmeti të cilët rrëmbyen gjithsej 11 medalje.