Sport

Fjalët e vetme nga Alisson për tifozët e Romës para nisjes në Liverpool

By FerizajPress

July 19, 2018

Alisson Becker është larguar nga Roma. Portieri brazilian është nisur për në Liverpool për të finalizuar transferimin te skuadra nga Anfield. Liverpool do të paguajë rreth 74 milionë euro për shërbimet e tij duke e shndërruar në portierin më të shtrenjtë në botë. Kurse, Alisson para nisjes për në Liverpool, pati një përshëndetje të shkurtër për tifozët e Romës, përcjell “lajmi.net”. “I përshëndes të gjithë tifozët e Romës”, tha ai. /Lajmi.net/