Lajme

Fjalët e Enriques pas humbjes ndaj Realit në Camp Nou

By FerizajPress

April 03, 2016

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se nuk ka justifikime për humbjen ndaj Real Madridit.

Spanjolli beson se ata merituan fitore, por tani kjo ndeshje i takon të kaluarës sipas tij.

“Kjo ndeshje nuk ekziston më për mua. Ka marrë fund. Duhet të rimarrim vetën dhe të vazhdojmë tutje. Jemi lider dhe duhet të mendojmë të fitojmë ligën”.

“Nuk më pëlqejnë justifikimet pas një humbje. Ju duhet të përballen me atë, të pranoni dhe të mësoni nga ajo”.

“Luajtëm kundër një kundërshtar të madh, por nuk jam i kënaqur me rezultatin. Mund të fitonim këtë ndeshje”, ka thënë Enrique.