Feronikeli ka arritur një fitore të madhe. Skuadra kampione e Kosovës në futboll ka mposhtur si mysafire Hajvalinë me rezultat 3:2.
Pjesa e parë solli plot katër gola. Mentor Zhdrella kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 11-të, përcjell “Lajmi.net”.
Por, vetëm një minutë më vonë Hajvalia barazoi me autogolin e Behar Maliqit.
Por, “Nikli” riktheu avantazhin kur Blerand Kurtishaj shënoi nga afërsia në minutën e 35-të.
Pothuajse njësoj si tek rasti i golit të parë, Hajvalia barazoi menjëherë nëpërmjet Halimit.
Pas intervalit u shënua vetëm edhe një gol por ai ishte i fitores.
Mendurim Hoti realizoi në minutën e 49-të për fitoren e madhe të skuadrës së Afrim Tovërlanit.
.