Sport

Fiorentina-Atalanta, “shpërthen” Berisha

By FerizajPress

October 17, 2016

Anëtari i skuadrës së njohur italiane Atalanta, në fund të ndeshjes u shpall futbollisti më i mirë në fushë.

Pas ndeshjes, Etriti është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e tij dhe me pikën e fituar.

“U pa një Atalanta me dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Mund të merrnim në shtëpi diçka më tepër, pasi krijuam shumë raste. Por edhe një pikë në këto momente është rezultat i mirë. Jemi shumë të kënaqur”, u shpreh portieri shqiptar.

“Kemi luajtur kundër dy skuadrave me dy prej sulmeve më të mira në kampionat. E kemi nisur keq sezonin, por tani jemi në udhë të mbarë. Jam i lumtur që po mund ta ndihmoj ekipin. Trajneri dhe shokët e skuadrës kanë besim tek unë. Të gjithë bashkë po punojmë fort për të bërë diçka për së mbari”, përfundoi prishtinasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.