Projekti i radhës nga nxënësit e shkollës “SHMU “SHOTE GALICA” Runik – Skenderaj është filmi dokumentar kushtuar nxënësve nga komuniteti RAE dhe nxënësve me aftësi të veçanta me titull “UNË JAM TI”, njofton gazetablic.com
Arsimtari i gjuhës angleze në këtë shkollë, Astrit Dervishaj, dhe njëri nga idiatorët e këti filmi dokumentar ka pohuar se në këtë shkollë fëmijët nga komuniteti RAE janë të integruara dhe trajtohen në mënyrë të barabartë me nxënësit tjerë.
Përveç Dervishajt, ideatorë të këtij filmi dokumentar ishin edhe dy nxënësit Fisnik Miftari dhe Rinesa Miftari, që janë vëlla e motër.
(Gazeta Blic)