Ferizaj

Filluan provat për shfaqjen më të re të Teatrit “Adriana” – ‘Mblesëri në Malësi’ me regji të Ekrem Sopit

By FerizajPress

May 06, 2021

‘Mblesëri në Malësi’ – mëton të sjellë në skenë një ndërthurje komplekse të dy dramave nga dy autorë të jashtëzakonshëm të dramaturgjisë botërore; ‘Mblesëria’ – A.P.Chekhov dhe ‘Sonte luajmë pa tekst’ -Luigi Pirandelo.

‘Mblesëria’ si dramë, përkatësisht komedi që sjellë përplasjet shumë të veçanta brenda familjes dhe brenda një kulturë shumë unike ruse, pastaj si një strukturë e dinamizuar me plotë batuta e situata komike që për nga natyra etno-kulturore duket se po ndodh diku në viset e malësisë shqiptare, ndodh si një making-of i një filmi që për shtrat zhvillimi ka tekstin ‘Sonte luajmë pa tekst’ të Pirandellos.

Kjo shfaqje do të jetë mbi të gjitha një tregim dashurie i cili ndodh brenda një ‘teatri në teatër’, përkatësisht ‘filmi në teatër’ dhe në këtë mënyrë do sjellë një ritëm shumë të veçantë të mbushur me lojë e të paprituara…

Ekrem Sopi është regjisor dhe aktor nga Kosova, ka studiuar për aktrim, regji teatri dhe filmi.

Disa nga projektet e autorit:

2000 – ‘Ora policore, – Gjilan

2000 – ‘Gjenerali i ushtrise se vdekur’ – Aktor

2002 – ‘Tre shokët, – Adaptimi- Regjia aktor.

2006 – ‘Hamleti, – Teatri i Gjilanit

2008 – ‘Koloneli Zog, – Teatri i Gjilanit – Regjisor

2010 – ‘Sfinga e gjallë, – Teatri i Gilanit- Regjisor

2012 – ‘Ah Karmela, – Teatri Dodona – Regjisor

2015 – ‘Mbledhje në Parlament, – Regjisor

2016 – ‘Jetë me qira, – Teatri i Gjilanit

2017 – ‘Shtëpia ne kufi, – Teatri Mitrovicës- Regjisor

2019 – ‘Vrapo pas gruas tënde’ – Teatri i Gjilanit Regjisor

2019 – ‘Tango, – Teatri DODONA Prishtine – Regjisor

2019 – ‘Eksperimenti’ – Teatri Kombetar Regjisor

2021 – ‘Purgatori’ – Teatri i Gjilanit