Ferizaj

Fillon trajnimi i kompanive në programin CAD nga profesorët e UShAF

By FerizajPress

March 29, 2018

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar trajnimi i përfaqësuesve të kompanive me të cilat UShAF ka Marrëveshje Bashkëpunimi. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i priti përfaqësuesit e kompanive dhe i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm. Po ashtu, rektori iu uroj suksese gjatë trajnimit të tyre në universitet. Ky trajnim do të zgjas 30 orë dhe në fund përfaqësuesit e kompanive do të pajisen me certifikata në programin CAD. Nga mesi i trajnimit pritet që të angazhohen edhe profesorë nga Anglia dhe Italia. Trajnimin për kompanitë po e bëjnë profesorët e UShAF, Rrahim Sejdiu dhe Flamur Salihu, të cilët ditë më parë janë trajnuar për këtë program në Universitetet e Anglis dhe të Italisë.