Ferizaj

Fillon takimi poetik “MUZAT E JEZERCIT”, edicioni i 6-të

By FerizajPress

October 29, 2022

Në këtë takim letrar tre ditorë tradicional, i cili sot u mbajt në Jezerc, po marin pjesë poetë të shumtë nga ka Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Ky edicion pothuajse i tëri iu kushtua poetit të ndjerë me përmasa botërore Xhevdet Bajraj.Organizator i këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor është Klubi Letrar “De Rada” – Ferizaj, ndërsa u përkrah nga MKRS dhe DKRS- Ferizaj.Manifestimin e hapi kryetarija e klubit Zyrafete Shala dhe Gazmend Bytyçi. Për aktivitetin u përkujdes Arsim Hamiti dhe Laura Siner Brahimi me grupin e vullnetarëve.