Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj,përveç punëve të përditshme , do të realizojnë edhe projektin ,,Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili projekt do të implementohet në komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime,Shtërpc dhe Hani i Elezit. Ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale. Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë (12-14 Nëntor 2019 parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt ,kurse prej datës 15.11.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit.
Gjatë kësaj periudhe ,do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik. Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët. Prandaj, apelojmë tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i jonë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Ftojmë mediat që si gjithmonë të na përkrahin me pjesëmarrjen e tyre si partner në sensibilizim dhe njoftimin e qytetarëve lidjur me këtë projekt. Shpërndarja e fletushkave do të filloj sot 12.11.2019 ,ora 11:00 tek semaforat në rrugën ,,Ahmet Kaqiku” Ferizaj, thuhet në komunikatën lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.