Të hënë në Ferizaj, ka filluar të bëhet rregullimi i rrugës “Beteja e Koshares”.
Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë doli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij. Ai këtë rrugë e ka konsideruar të një rëndësie të veçante me vet faktin se lidh dy rrugë kryesore atë “Sejdi Sejdiu” dhe rrugën “Skënderbeu”, ndërkaq një segment tjetër i kësaj rrugë lidhet edhe me rrugën “Mbretëresha Teutë”.