Ditë me parë ka filluar renovimi i jashtëm i Pallatit të Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ky Pallat do të renovohet i Komunës së Ferizajt do të mbështetet nga Fondi I Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Ferizajt ,Agim Aliu, I cili ka thënë se me këtë do tu ofrohen kushte më të mira sportistëve në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
“Pallati i Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj po i nënshtrohet renovimit të jashtëm tërësisht, me programin e efiçiencës së energjisë, projekt ky i Komunës me mbështetje edhe nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, çka krijon kushte të përshtatshme, izolim më të mirë e kursim energjie të kësaj ndërtese publike, duke ofruar mundësi e kushte më të mira për sportistët në zhvillimin e aktiviteteve sportive” ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.