Ferizaj

Fillon realizimi i projektit “Parku i fëmijëve”

By FerizajPress

April 25, 2016

Fëmijët e Hanit të Elezit së shpejti do ta kenë hapësirën e tyre për argëtim. Sot filloi realizimi i projektit “Parku i fëmijëve”. Projekti në fjalë po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe Kompanisë për prodhimin e Çimentos “Sharrcem”. Mjetetet pë realizimin e këtij projekti janë donacion i “Sharrcem”-it përmes Bordit të përbashkët për bashkëpunim dedikuar projekteve për ndihmë komunitetit. Projekti ka kosto financiare prej 17.999.60 euro dhe pritet të realizohet për 30 ditë ndërsa realizimin e projektit do ta kryen Kompania “KRAS”-i nga Hani i Elezit.