Ferizaj. 04.08.2017. Fillon ndërtimi i ambulancës së re në fshatin Dardani e cila do të jetë në shërbim të rreth 8 mijë banorëve
Mijëra banorë të fshatrave Dardani, Sojevë Zllatar , Mirosalë e nga lokalitetet tjera përreth pas pak kohësh do të kenë shërbime moderne shëndetësore në një objekt të ri i cili filloi të ndërtohet sot. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa bashkë një pjesë të qeverisë komunale mori pjesë në vënien e gurthemelit të këtij objekti i cili plotëson nevojat për të qenë një qendër moderne mjekësore edhe në fshatin Dardani. Me këtë rast kryetari Svarqa potencoi se kujdesi që po tregon pushteti komunal ndaj nevojave të banorëve dëshmon se bashkëpunimi me popullatën po rritet vazhdimisht dhe po sjell projekte të dobishme. “Unë i përgëzoj banorët e këtij lokaliteti për objektin e ri sepse objekti i vjetër shihet se nuk i ka plotësuar kushtet mjaftueshëm. Jam shumë i lumtur që brenda këtyre viteve më është dhënë mundësia që të punojmë bashkë për zgjerimin e hapësirave shëndetësore në të cilat kanë përfituar banorë të shumë lokaliteteve në ndarje proporcionale të shërbimeve, sipas obligimeve që kemi ndaj menaxhimt të parasë publiek dhe buxheteve.