Ferizaj

Fillon ndërtimi i 273 shtëpive për komunitete

By FerizajPress

July 31, 2019

Sot ka filluar ndërtimi i shtëpive për Komunitetin Ashkali në fshatin Dubravë të Komunës së Ferizajt.

Në këtë projekt do të përfshihen 20 Komuna dhe do të ndërtohen 273 shtëpi të Komuniteteve për nevojtarë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Punës dhe Mirqëqenies Sociale.

Të pranishem në vënien e girthemelit të parë ishin Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Danush Ademi , zv.Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Besart Jashari , si dhe përfaqësues dhe banorë të këtij fshati.

“Me rastin e këtij projekti do të përfitojn shumë Komuniteti Ashkali pasi që iu mundësohen një mirëqenie shumë më e mirë për gjithë ata përfitues në tërë Kosoven dhe kjo vjen falë një pune të palodhëshme e Deputetit z.Ademi ku ishte inciator për këtë projekt të madh si dhe zv.Ministrit Jashari i cili ka dhënë një kontribut të madh po ashtu gjithë akterëve tjerë , duke i’u falenderuar edhe Grupin 6+ si dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale.Shumë shpejtë do të filloj ndërtimi i shtëpiave dhe në Komuna tjera, thuhey në njoftimin e PDAK-së

Urime !