Ferizaj

Fillon mbyllja e “gropës” para ndërtesës së Komunës në Ferizaj

By FerizajPress

September 08, 2018

Ferizaj.08.09.2018. Pas vendimit të djeshm për nderprerjen e kontratës me operatorin ekonomik “BENI COM” nga Prishtina që kishte të kontraktuar rregullimin e sheshit në qender të qytetit, sot menjëherë kanë filluar punët në rregullimin e pjesës së mbetur, gjegjësisht mbylljes së “gropës” para komunës e cila gati një vit mbeti e hapur dhe nuk u punua asgjë. “Ndër temat që më së shumti u diskutua që nga fillimi i mandatit qeverisës të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ishte edhe moskryerja e punimeve në rregullimin e sheshit para komunës. Ndonëse, ky projekt ishte trashëguar nga ish pushteti, rrjedhimisht edhe problemet që kanë derivuar gjatë kësaj kohe janë lënë në atë gjendje nga ish pushteti, qytetarët kërkuan nga qeverisja e tanishme ndërmarrjen e hapave për finalizimin e tij.” thuhet në komunikatën lëshuar nga komuna me rastin e anulimit të kontratës e cila nuk u realizuar deri më tani. “Qeverisja e re lokale është e vendosur në realizimin e veprave infrastrukturore cilësore që qytetarëve të komunës sonë t’i ofrohet qasje, lehtësi qarkullimi dhe shesh ashtu siç meriton të jetë sheshi qendror i Ferizajt – qendrës së dytë më të zhvilluar ekonomikisht në rang republican” thuhet në njoftimin lëshuar nga komuna e Ferizajt.

.

.