Lajme

Fillon implementimi i dy projekteve të arsimit të lartë

By FerizajPress

January 26, 2017

Krasniqi, ndër tjera tha se këto dy projekte janë të një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë dhe parauniversitar në Kosovë, me qëllim të rritjes së transparencës, besueshmërisë dhe  cilësisë në arsim.

‘’Është më se e nevojshme që çdo institucion i arsimit të lartë në Kosovë të fillojë me krijimin e mekanizmave të brendshëm përmes të cilave do të rrisin transparencën e proceseve dhe llogaridhënien t’’, tha zv/ministri Krasniqi.

Në vazhdim  Krasniqi theksoi se duhet të angazhohemi më shumë në aspektin e sigurimit të cilësisë, të bazuar në standarde evropiane. Ndërsa, tha se përdorimi efektiv i teknologjisë informative ndihmon në vendimmarrje dhe menaxhim efikas të institucioneve të arsimit të lartë.

Projektet e lartpërmendura janë të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës(KE) , si pjesë e programit ”Mbështetje horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe po implementohen nga Departamenti i Arsimit i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me MASHT-in.

Këto projekte do të zgjasin 26 muaj dhe pritet të përfundojnë deri më 30 nëntor 2018 me një buxhet të përgjithshëm prej  700,000 euro.