Kultura-Arti

Fillon Festivali Kombëtar i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike „Kaçaniku 2016“ edicioni i 28

By FerizajPress

June 10, 2016

Ka filluar Festivali Kombëtar i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike „ Kacaniku 2016“.

Hapjen e festivalit e bëri drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se ky festival është duke u organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, duke shtuar se ky festival tashmë është tradicional dhe organizohet për nder të festës së çlirimit të Kaçanikut. 

Fillimisht shoqëritë pjesëmarrëse defiluan në Bulevardin “Ismail Raka”.

Në natën e parë të festivalit me programin e pasur artistik prezantuan: SHKA “ Presheva jehon” Preshevë, SHKA “ Bajram Curri” Krushë e Madhe dhe SHKA “ Burimet e Sharrit” Tetovë.

Kurse në natën finale dhe për nder të ditës së çlirimit nesër do të performojnë këto shoqëri:

  

SHKA “ Rapsha” Tuz – Mali i Zi, SHKA “ Dëshmorët e Kombit” Kastriot dhe Ansambli “ Mirdita” Rrëshen- Shqipëri.