Lajme

Fillojnë të mblidhen protestuesit në veri kundër taksës ndaj produkteve serbe

By FerizajPress

November 28, 2018

Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen për të marrë pjesë në protestën e tretë kundër taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Hapësira ku do të mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, tashmë është mbushur me flamuj të Serbisë.

Shumë prej qytetarave janë mbledhur e me pankarta në duar po e presin fillimin e protestës. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta të tilla, deri në përmbushjen e kërkesave.

Ekipi i Gazetës Express është duke qëndruar në Veri, prej ku raportojnë se qytetarët tashmë kanë filluar të mblidhen për protestën që pritet të nis pas disa minutash, kundër taksës prej 100 % ndaj produkteve serbe.

Ndryshe, në protestën e djeshme morën pjesë mbi 6 mijë persona, ndër ta ishte i pranishëm edhe bosi i krimit në veri Zvonko Veselinoviq.

Fjalimet e pjesëtarëve të Listës Srpska por edhe të personaliteteve të tjerë në veri, ishin akuzuese kryesisht ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Drejtori i Spitalit në rajonin e Veriut të Mitrovicës, i çoi selam Haradinajt, duke i thënë se po sillesh si Sulltani. Aty, pos parullave të shumta, u lëshuan edhe këngë patriotike serbe që i këndonin “Kosovës dhe Metohisë”./ Express