Ferizaj

Fillojnë aktivitetet e komunitetit Ashkanli për shënimin e ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkanlive

By FerizajPress

February 12, 2017

Në Sallën e Sporteve “Bill Clinton’ më një ceremoni rasti kanë filluar aktivitetet sportivë  në kuadër të shënimit të 14 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkanlive.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt për komunitete Asllan Kruezi ka bërë të ditur edhe agjendën e shënimit të kësaj dite.

“Aktiviteti i parë në kuadër të shënimit të kësaj dite është  turneu sportiv në futboll të vogël.Ndërsa më 15 Shkurt kur është manifestimi kryesor kryetari I Ferizajt Muharrem Svarqa  do të mbaj një  një konferencë për media.Manifestimi  qendror do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”  i cili do të përfundoi edhe me një darkë festive” ka thënë Kruezi, nënkryetarë i Komunës së Ferizajt.